Të premten, më 26 tetor 2018, ditën e Shën Dhimitër Mirovlitit , si edhe ditën e kremtimit të festës së emrit të Hirësisë së tij , Mitropolitit të Gjirokastrës , z. Dhimitër , kemi pasur një bekim të veçantë, Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit , e cila ishte e mbushur plot me fytyrat e pafajshme e të sinqerta të fëmijëve tanë .
Më pas vijoi një shfaqje festive në shkollën tonë, si një minimum falenderimi, për punën , mundin dhe kujdesin që hirësia na ka kushtuar dhe mbi të gjitha, për dashurinë e tij. Në të njëjtën kohë e uruam për shëndetin e tij, që forcat fizike dhe shpirtërore të jenë gjithmonë të pashtershme për të vazhduar veprën e tij.
Ishte një nder i madh për ne prania e drejtoreshës së Fondacionit Frymë Dashurie e cila erdhi midis nesh nga Tirana për të festuar së bashku. Ajo u impresionua nga prezenantimi i nxënësve dhe vlerësoi përpjekjet që po bëhen . Ajo vetë, nga pozita e saj, kujdeset në heshtje dhe në mënyrë efektive për funksionimin e duhur të institucioneve të Kishës sonë.
Fëmijët e kopshteve tona treguan “falenderimin” e tyre në mënyrën e tyre të pafajshme dhe të thjeshtë. Gjithashtu, studentët e Gjimnazit kishtare “Kryqi i Nderuar” këndonin himne, ndërsa në përshëndetjen e tyre impresionuese drejtuar Hirësisë kërkuan falje nëse nuk janë treguar kurdoherë të denje për të përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e tyre . Nxënësit dhe nxënëset e Shkollës 9-vjeçare nga klasa I deri në klasën V si dhe kori i shkollave tona e përshëndetën atë me respekt, mënyrën që ata e dinë më mirë: përmes melodisë së këngëve të tyre.
Kjo shfaqje e shkurtër përfundoi me pjesëmarrjen e korit me famë ndërkombëtare ‘’Harmonia’’ të qytetit të Selanikut i cili shprehu urimet e përzemërta nëpërmjet këngëve dhe interpretimeve të tij.
Shfaqjen e mbylli Ηirësia e tij duke na kujtuar të gjithëve veprën , punën dhe ofrimin e Kryepiskopit tonë z.z. Anastas
Comments