top of page
  • White Facebook Icon
  • YouTube Social  Icon
  • Instagram Social Icon

Lajme

Search

Takimi i parë i prindërve – Shkolla e mesme

  • Writer: Fryma e Dashurisë
    Fryma e Dashurisë
  • Oct 25, 2018
  • 1 min read

Updated: Dec 7, 2018

Pasditen e së enjtes, më 25 tetor 2018, u zhvillua takimi i parë informativ prindër – mësues në shkollën tonë në Gjimnazin e Përgjithshëm “Frymë Dashurie”. Fillimisht, u shfaq një video që tregonte aktivitetet e fundit që po zhvillohen , si në kontekstin e mësimdhënies, siç janë eksperimentet dhe projektet e ndryshme, ashtu edhe gjatë gjithë jetës së shkollës, pushimet, e- twinning, një hap drejt shoqërisë etj.

Prindërit u njoftuan për orët e hapura të mësimdhënies në të cilat ata janë të ftuar për të marrin pjesë. Atyre u është kërkuar gjithashtu të plotësojnë një formular vlerësimi dhe vetëvlerësimi për t’i siguruar shkollës informatat e nevojshme për të vazhduar punën e saj.

Më pas, ata patën mundësinë të bisedonin me secilin mësues në veçanti për përparimin e fëmijëve. Përmes vlerësimit përshkrues, të cilin përdorin mësuesit tanë, u dha rasti për diskutim personal, në praninë e nxënësve, natyrisht, për pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Gjithashtu u propozuan mënyra për të përmirësuar rezultatet e tyre. Ky takim, si dhe ato që do të zhvillohen në të ardhmen, do të jetë një mjet i shkëlqyer për të gjithë ne, nxënësit, prindërit dhe mësuesit, me qëllim që të krijojmë komunikimin më të mirë të mundshëm midis të gjitha palëve, me synim përfundimtar përparimin e vazhdueshëm, intelektual dhe shpirtëror, të fëmijëve tanë.



 
 
 

Comentários


We Need Your Support Today!

bottom of page