Fondacioni "Fryma e Dashurisë"
Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri! (1 Korintasve 16:14)
Aktiviteti i Zyrës që në hapjen e saj
Zyra e ka filluar aktivitetin e saj në verën e vitit 1992, menjëherë mbas mbërritjes dhe fillimit të punës së Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.
Zyra u organizua nga Motra Filothei dhe Motra Galini, fillimisht si zyrë katekizmi. Motrat zhvillonin katekizëm me rininë dhe gratë në Tiranë dhe rrethe. Në këtë zyrë janë bërë përkthimet e para me jetët e shenjtorëve dhe materialet të tjera që përdoreshin për katekizëm.
Më 1994 Kryepiskopi vendosi hapjen e kopshteve të fëmijëve dhe, nga kjo zyrë, filluan përpjektjet e para. Kopshti i parë që u hap ishte ai i Tiranës që u pasua nga Durrësi dhe Korça.
Me kalimin e viteve numri i kopshteve u rrit duke u shpërndarë na të gjithë Shqipërinë, nga Shkodra në Sarandë.
Sot funksionojnë 20 kopshte në të gjithë Shqipërinë që nga ana metodike janë të lidhura dhe të varura nga Zyra. Kjo Zyrë merret me shpëndarjen e librave, udhëzimeve të zyrës, rregullave, dispozitave për planet e reja sipas kurrikulave të MASH.
Zyra krahas kontrolleve të vazhdueshme për planet, ditaret, dokumentacioneve zhvillon edhe dy testime për fëmijët: në janar dhe në qershor për të vlerësuar fëmijët dhe indirekt punën e mësuesve.
Mësueset janë me arsim përkatës dhe të përgatitura dhe kjo reflektohet në rezultatet e fëmijëve dhe kërkesat e larta që kanë për të rregjistruar fëmijët në klasat e para të shkollave të tyre.
Përgatiti
Nafsika Melo