Në kuadër të pilotimeve me TOEFL Junior, më 5 mars 2015 u testuan maturantët e shkollës së mesme shqiptaro - amerikane "Protagonistët".
Ditën e hënë, më 23 mars, në mjediset e shkollës “Protagonistët” të Kishës, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së Certifikatave të TOEFL Junior. Maturantët e kësaj shkolle dolën shumë mirë në testim, falë punës që bëhet nga vetë ata në radhë të parë, por dhe mësuesve që japin lëndën e anglishtes dhe punojnë me përkushtim (disa nga mësueset, si dhe drejtorja e shkollës janë amerikane).
Nga 20 nxënës që morën pjesë në testim, 11 prej tyre morën Certifikatën GOLD (nga 900 pikë të mundshme fituan mbi 845 pikë). Certifikatat e 11 nxënësve më të mirë u shpërndanë nga vetë zv/ministrja e Arsimit dhe e Sportit znj. Nora Malaj, njëkohësisht dhe Kryetare e Maturës Shtetërore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatorëve amerikanë dhe shqiptarë të TOEFL Junior. Këto Certifikata janë të vlefshme dhe u bashkëngjiten dokumenteve të nxënësve në provimet e Maturës Shtetërore, e cila është Matura e parë për Gjimnazin tonë.
Comments