top of page

Lajme

Search
  • Writer's pictureFryma e Dashurisë

Festa e Shën Dimitrit 2018

Të premten, më 26 tetor 2018, ditën e Shën Dhimitër  Mirovlitit ,  si edhe ditën e kremtimit të festës së emrit të Hirësisë së tij ,  Mitropolitit të Gjirokastrës  , z. Dhimitër , kemi pasur një bekim të veçantë, Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit , e cila  ishte e mbushur plot  me  fytyrat e pafajshme e të sinqerta të fëmijëve tanë .

 Më pas vijoi një shfaqje festive në shkollën tonë, si një minimum falenderimi, për punën , mundin  dhe kujdesin  që hirësia na ka kushtuar dhe mbi të gjitha, për dashurinë e tij. Në të njëjtën kohë e uruam  për shëndetin e tij,  që   forcat fizike dhe shpirtërore të jenë   gjithmonë të pashtershme për të vazhduar  veprën e tij.

Ishte një nder i madh për ne prania  e drejtoreshës së Fondacionit Frymë Dashurie e cila  erdhi midis nesh nga Tirana për të festuar së bashku. Ajo  u impresionua  nga prezenantimi i   nxënësve  dhe vlerësoi  përpjekjet që po bëhen . Ajo vetë, nga pozita e saj, kujdeset në heshtje dhe në mënyrë efektive për funksionimin e duhur të institucioneve të Kishës sonë.

Fëmijët e kopshteve tona treguan “falenderimin” e tyre në mënyrën e tyre të pafajshme dhe të thjeshtë. Gjithashtu, studentët e  Gjimnazit kishtare “Kryqi i Nderuar” këndonin himne, ndërsa në përshëndetjen  e tyre impresionuese drejtuar Hirësisë kërkuan falje nëse nuk janë  treguar kurdoherë të denje për të përmbushur  pritshmëritë dhe objektivat e tyre . Nxënësit dhe nxënëset e Shkollës 9-vjeçare  nga klasa  I  deri në klasën V si dhe kori  i shkollave tona  e përshëndetën atë me respekt, mënyrën që  ata e dinë më mirë: përmes  melodisë së këngëve të tyre.

Kjo shfaqje e shkurtër përfundoi  me pjesëmarrjen e korit me famë  ndërkombëtare ‘’Harmonia’’ të qytetit të Selanikut  i cili shprehu  urimet e përzemërta  nëpërmjet  këngëve dhe interpretimeve  të tij.

 Shfaqjen e mbylli Ηirësia e tij duke na kujtuar të gjithëve  veprën , punën  dhe ofrimin e Kryepiskopit tonë z.z. Anastas





10 views0 comments

Recent Posts

See All

We Need Your Support Today!

bottom of page