top of page

Lajme

Search
Writer's pictureFryma e Dashurisë

Seminar me Edukatoret e Kopshteve drejtuar nga trajnuesja Aurela Zisi, Gjirokastër

Updated: Sep 25, 2018

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019, gjatë muajit shtator u zhvilluan dy seminare përkatëse për Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parashkollor. Seminaret u organizuan nga drejtoresha e Kopshteve të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, znj. Nafsika Melo, e cila punon me përkushtim që prej vitit 1993. Znj. Aurela Zisi, Specialiste e arsimit fillor dhe parashkollor, IZHA, drejtoi seminaret një ditore në të cilat morën pjesë 80 edukatore të 20 kopshteve “Frymë Dashurie” dhe Protagonistët”. Seminaret u zhvilluan në Tiranë dhe Gjirokastër. Anastasia Pamela Barksdale, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, përshëndeti edukatoret duke i uruar një vit të mbarë akademik duke pasur parasysh moton biblike “Gjithë punët tuaja le të bëhen me dashuri”. Kështu do të përmbushet qëllimi i punës sonë dhe fëmijët e kopshteve tona do të rriten në një ambient të sigurt, me dashuri dhe me shpresë për të ardhmen.

Trajnuesja Aurela Zisi, ndër të tjera theksoi natyrën gjithpërfshirëse të kurrikulës së re: “Të gjithë fëmijëve u jepet mundësia të zhvillojnë potencialin e tyre, pavarësisht gjinisë, nivelit social-ekonomik, besimit fetar, racës, grupit etnik ose aftësive të tyre fizike dhe mendore. Çdo fëmijë, është individualitet i papërsëritshëm, përcjell sjellje, mendime dhe nevoja unike. Fëmijët parashkollorë ndihmohen dhe qartësohen që të ndihen mirë me identitetin e tyre, duke përfshirë gjininë, prejardhjen etnike, racën, aftësitë fizike etj. Kurrikula mbështet fëmijët parashkollorë të kuptojnë cilët janë, si të sillen, si të ndiejnë dhe t’i vlerësojnë gjërat në mënyra të caktuara. Kurrikula, ngulmon që fëmijët parashkollorë të fitojnë besim më të madh te vetja, nisur nga perspektiva e ndryshimeve dhe e ngjashmërive”.

Përveç rolit të mësuesit dhe punës së tij ajo theksoi edhe rolin e madh të prindërve në arsimin parashkollor. “Prindërit janë mësuesit e parë dhe kryesorë të fëmijës dhe, si të tillë, ata kanë mundësinë dhe pushtetin që të ndihmojnë fëmijët e tyre të rriten, të edukohen dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme. Prandaj, përfshirja e tyre në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, përfshirë këtu edhe në arsimin parashkollor, është shumë e rëndësishme. Vetëm në këtë mënyrë, fëmijët kanë mundësi të shfaqin plotësisht potencialin e tyre në jetë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore, sociale, fizike, mendore, krijuese dhe intelektuale”.

Le të punojmë të gjithë së bashku me dashuri, për të hedhur themele të sigurta dhe të forta për brezin që po gatuajmë me duart tona!


428 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


We Need Your Support Today!

bottom of page